Ndalohet kontrabandisti, gjenden tetë migrantë nga Siria

Ndalohet kontrabandisti, gjenden tetë migrantë nga Siria

Në një udhëkryq në afërsi të fshatit Bogorodicë sot në ora 08:00 nëpunës policorë nga Stacioni policor për kalim dhe mbikqyrje kufitare “Bogorodica” kanë vërejtur automjetin e tipit “Ford Mondeo” me targa të Shkupit që transportonte një numër të madh udhëtarësh.

Nga MPB thonë se është arrestuar shoferi i veturës. 40-vjeçari P.R. nga Shkupi.

“Vetura është ndalur në rrugën rajonale 103, në afërsi të pikës pahesore Smokvicë, ku është konstatuar se drejtohej nga P.R.(40) nga Shkupi, ndërsa në afërsi janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria, për të cilët ekziston dyshimi i se janë shkarkuar nga automjeti pak para se të ndalohej”, thonë nga MPB.

MARKETING