Ndalet dërgesa e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Ndalet dërgesa e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se dërgesat e gazit natyror në Evropë përmes Ukrainës janë ndalur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Gazprom tha se marrëveshja për dërgimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës ka përfunduar që nga ora 06:00 e ditës së sotme.

Ukraina ka refuzuar të zgjasë marrëveshjen në fjalë, njoftohet në deklaratë, në të cilën më tutje theksohet: “Gazprom është privuar nga mundësia për të furnizuar gaz natyror përmes Ukrainës. Përmes Ukrainës nuk kryhet transportim i gazit natyror rus”.

Sipas të dhënave të publikuara nga administrata e Ukrainës për fundin e vitit 2023, sasia e gazit rus të transportuar në Evropë me tubacionet përmes vendit u ul me afërsisht 28 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, duke rënë në 15 miliardë metra kub.

Vlerësohet se falë kontratës në fjalë, Ukraina fiton afërsisht 1 miliard dollarë në vit, ndërsa Gazprom fiton më shumë se 3 miliardë dollarë në vit.

Tubacionet kryesore që transportojnë gazin rus në Evropë, “Nord Stream 1”, “Nord Stream 2” dhe “Yamal-Europe” janë bërë joaktive dhe në rast se dërgesa nga Ukraina ndalon, Türkiye del në pah si e vetmja rrugë.

MARKETING