Ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit
Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:45 në drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Paraprakisht LAMM informoi se në orën 05:45 në mëngjes është vendosur ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën f. Lisec – Kodër e Diellit.
Pas ndërprerjes së plotë në rrugën Kërçovë – Gostivar të shkaktuar nga shembja në orën 05:40 të mëngjesit, ekipi nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” e pastroi njërën korsi dhe qarkullimi prej orës 06:50 po zhvillohet në mënyrë alternative.

