NATO: Nuk duhet nënvlerësuar aftësia e ushtrisë së Rusisë

NATO: Nuk duhet nënvlerësuar aftësia e ushtrisë së Rusisë

Një oficer i lartë i NATO-s ka paralajmëruar që të mos nënvlerësohet aftësia që ka ushtria e Rusisë për të kapërcyer vështirësitë.

“Ata mund të mos jenë 11 këmbë të gjatë, por sigurisht që nuk janë 2 metra të gjatë,” tha Admirali Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s.

“Ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t’u rikthyer”, shtoi ai.
NATO nuk ka ofruar drejtpërdrejt ndonjë mbështetje për Ukrainën, por ka shpenzuar shuma të mëdha për të përforcuar masivisht shtetet anëtare kufitare, duke përfshirë Estoninë, Rumaninë dhe Lituaninë.

MARKETING