Nations League/ Zbardhet kalendari, Maqedonia e nis në shtëpi kundër Zvicrës më 26 shtator

Nations League/ Zbardhet kalendari, Maqedonia e nis në shtëpi kundër Zvicrës më 26 shtator

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. E pozicionuar në Ligën B, skuadra e drejtuar nga trajneri Goce Sedlloski do të garojë në Grupin B1, ku do të përballet me Zvicrën, Skocinë dhe Slloveninë. Sipas kalendarit të publikuar nga UEFA, Maqedonia do ta nisë fushatën më 26 shtator në shtëpi ndaj Zvicrës, me ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45. Më 29 shtator, përfaqësuesja e vendit do të udhëtojë drejt Sllovenisë, ku sfida do të nisë po në orën 20:45.

Në muajin tetor, skuadra fillimisht do të presë Skocinë në shtëpi më 3 tetor, ndërsa më 6 tetor do të përballet me Zvicrën në transfertë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orën 20:45.

Dy përballjet e fundit janë paraparë për nëntor. Më 13 nëntor Maqedonia do të luajë kundër Skocisë në transfertë, ndërsa më 16 nëntor do ta mbyllë fushatën në shtëpi ndaj Sllovenisë. Edhe këto takime do të nisin në orën 20:45. /SHENJA/

MARKETING