Natasha Kërstevska Caleva emërohet u.d kryetare e Prokurorisë së lartë publike të Shkupit

Natasha Kërstevska Caleva emërohet u.d kryetare e Prokurorisë së lartë publike të Shkupit

Këshilli i prokurorëve publikë e ka përcaktuar Natasha Kërstevska Caleva si ushtruese e detyrës së Prokurores së lartë publike në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj prokurorie, por jo më gjatë se gjashtë muaj.

Përcaktimi i ushtruesit të detyrës së Prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit ishte pika e parë dhe e vetme në rendin e ditës së seancës së sotme të 33-të të Këshillit të prokurorëve publik.

Këshilli i prokurorëve publik në fillim të kësaj jave, më 9 dhjetor, mori vendim për përfundimin e detyrës së prokurorit Mustafa Hajrullahi, ish kreun e Prokurorisë së lartë publike të Shkupit, në përputhje me kërkesën e tij personale.

Hajrullahi u suspendua pasi Prokuroria Themelore Publike në Shtip ngriti aktakuzë për pesë vepra penale: “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës” dhe një për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Ai hodhi kategorikisht poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se çështja është tendencioze dhe e sajuar politikisht me qëllim shkarkimin e tij, duke e lidhur procedurën me veprimet e tij në lidhje me bonuset e Prokurorisë speciale.

Këshilli i prokurorëve publik në shkurt të këtij viti e përcaktoi prokuroren Natasha Kërstevska Caleva në detyrën e kreut të Prokurorisë së lartë publike, përkohësisht, ndërsa vazhdon shkarkimi i Prokurorit të lartë publik, Mustafa Hajrullahi.

 

MARKETING