Napoli fiton titullin e katërt në histori, zhgënjen Interi

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego Armando Maradona”.
MARKETING
Sa i takon pjesës së parë, sfida u zhbllokua nga Mc Tominay vetëm në fund, falë një lëvizje akrobatike perfekte, me skocezin që dërgoi topin pas shpinës së Alen Sherrit. Në pjesën e dytë realizoi edhe Lukaku.
Sezon mjaft pozitiv i ekipit të Contes, që regjistron 24 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje.
Napoli merr titullin e katërt në histori, me festën që me siguri do të jetë e gjatë.
Zhgënjim i madh te Interi, pasi e mbyllin sezonin në vendin e dytë, pavarësisht fitores 0-2 ndaj Comos. E gjithë vëmendja do jetë te finalja e madhe e Champions League ndaj PSG.