Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov.
Emri i Imerit ishte përmendur muaj më parë për këtë post, ndërkohë që kishte pasur kundërshtime nga punonjësit e Filharmonisë, të cilët shprehën shqetësime se, megjithëse ishte zhvilluar një konkurs për drejtor, emërimi mund të kishte ndikime politike.
Por, duket se arsyeja e vërtetë ishte ndryshe – në fakt, disa punonjës të Filharmonisë kishin vështirësi të pranonin një drejtor shqiptar, siç është rasti i Mustafa Imerit.
Mustafa Imeri është një tenor i njohur dhe i suksesshëm, dhe ka pasur një karrierë të gjatë si shef i paraleleve shqipe në Shkollën e Muzikës “Ilija Nikollovski Luj” në Shkup.