Muslimanët në Filipine festojnë 4-vjetorin e themelimit të Rajonit Autonom Bangsamoro

Muslimanët në Filipine festojnë 4-vjetorin e themelimit të Rajonit Autonom Bangsamoro

Muslimanët në Mindanao në jug të Filipineve po festojnë katërvjetorin e themelimit të Rajonit Autonom Bangsamoro (BARMM), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një postimi të qeverisë të BARMM-së në Twitter, festimet në fjalë do të zgjasin një javë në qytetin Cotabato.

Në paradën për të shënuar hapjen zyrtare të festimeve të katërvjetorit morën pjesë një numër i madh zyrtarësh.

Kryetari i BARMM-së, Murad Ebrahim, në programin e hapjes foli për arritjet e qeverisë së tij që nga viti 2019.

Procesi i formimit të BARMM-së

Përpara se të formohej qeveria e përkohshme e Bangsamoro-s në vitin 2019, Fronti Çlirimtar Islamik Moro i udhëhequr nga Ebrahimi, gjatë negociatave për paqe me qeverinë e Filipinëve kërkoi një periudhë kalimtare gjashtëvjeçare, por negociatat nën Ebrahimin rezultuan në një qeveri tranzitore trevjeçare deri në vitin 2022.

Të dy palët ranë dakord që qeveria kalimtare do të merrte kontrollin e qeverisë rajonale dhe do t’i drejtonte gjërat deri në vitin 2022 kur u ra dakord për mbajtjen e zgjedhjeve, por pati kërkesa për shtyrje deri në vitin 2025. Pothuajse të gjithë deputetët e qeverisë kalimtare të Bangsamoro-s e mbështetën njëzëri mocionin dhe muajt e fundit edhe banorët vendas kanë mbajtur tubime në mbështetje të kërkesës.

Me miratimin e ish-presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, data e zgjedhjeve parlamentare dhe rajonale të BARMM-së u zhvendos në maj 2025, ndërsa mandati i qeverisë kalimtare u zgjat me tre vjet.

Bangsamoro është një rajon me rreth pesë milionë banorë, kryesisht muslimanë dhe grupe etnike Moro.

Fronti Çlirimtar Islamik Moro ka udhëhequr luftën e rajonit për autonomi që nga mesi i shekullit të 20-të.

Në referendumet e mbajtura më 21 janar dhe 6 shkurt 2019, populli miratoi Ligjin Organik të Bangsamoros, i cili solli autonomi gjithëpërfshirëse në rajon. Pas bisedimeve të paqes, u krijua Autoriteti Kalimtar i Bangsamoro-s.

MARKETING