Musk i thotë kryediplomatit të Polonisë: Hesht, burrë i vogël

Musk i thotë kryediplomatit të Polonisë: Hesht, burrë i vogël

Ministri i punëve të Jashtme të Polonisë, Radostaw Sikorski dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk kanë zhvilluar një debat sa i përket funksionimit të Starlink në Ukrainë.
Derisa Muska ka shkruar në X, se e ka sfiduar presidentin e Rusisë, Vladimit Putin me sistemin e tij Starlink, i cili është shtylla kurrizore e ushtrisë ukrainase. Sipas tij, e gjithë vija e tyre e frontit do të shembet nëse fiket. Atij i ka reaguar ministri Sikorski, i cili ka thënë se Starlinks për Ukrainën paguhen nga Ministria Polake e Dixhitalizimit me një kosto prej rreth 50 milionë dollarë në vit.

“Etika e kërcënimit të viktimës së agresionit veç e veç, nëse SpaceX provon të jetë një ofrues jo i besueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë furnizues të tjerë”, ka shkruar ai.

Kurse, Musk i ka reaguar duke i thënë të hesht, madje e ka quajtur burrë të vogël.
“Ju paguani një pjesë të vogël të kostos dhe nuk ka asnjë zëvendësues për Starlink”, ka shkruar ai.

Starlink është një shërbim satelitor i internetit, i krijuar dhe ofruar nga SpaceX, kompania e themeluar nga Elon Musk. Ky shërbim ka si qëllim ofrimin e internetit me shpejtësi të lartë në zona të largëta, rurale, ose aty ku nuk ka infrastrukturë tradicionale të internetit si fibra optike apo kabllot.

Sistemi i Starlink përbëhet nga një rrjet satelitësh që rrotullohen në orbitën e ulët të Tokës (Loë Earth Orbit – LEO). Këta satelitë komunikojnë me një terminal të vogël që përdoruesit instalojnë në shtëpitë e tyre për të lidhur pajisjet me internetin. Përmes këtij rrjeti, Starlink mund të ofrojë shpejtësi interneti të qëndrueshme dhe me latency të ulët, duke konkurruar me shërbimet tradicionale të internetit.

Starlink është i njohur sidomos për mundësinë e ofrimit të internetit në zona ku është e vështirë të instalohet infrastruktura tradicionale.

MARKETING