Musiala me kontratën më të lartë në histori te Bayern Muncheni

Musiala me kontratën më të lartë në histori te Bayern Muncheni

Futbollisti i Kombëtares së Gjermnisë, Jamal Musiala, mund të bëhet futbollisti më i paguar në histori te Bayern Muncheni.

21-vjeçari është në bisedime me “bavarezët” për të vazhduar kontratën, pasi kjo e fundit skadon në qershor të vitit 2026.

Nëse Musiala vazhdon me Bayernin, atëherë do të bëhet futbollisti me pagën më të lartë në histori.

BILD raporton se Musiala pritet t’i fitojë plotë 20 milionë euro në vit, por do t’i jepet një kontratë pesëvjeçare ku përfshihet totali mbi 100 milionë euro.

Kujtojmë se me një pagë rreth 20 milionë euro në vit, kanë qenë edhe lojtarët si: Harry Kane dhe Robert Lewandowski.

MARKETING