Musa: Prania e politikanëve e politizon protestën e studentëve
MARKETING
Deputetja nga radhët e VLEN-it, Mimoza Musa, ka vlerësuar se prania e politikanëve në protestën e sotme të studentëve shqiptarë lidhur me provimin e jurisprudencës do t’i japë asaj ngjyrime politike.
MARKETING
Ajo theksoi se protesta është një nga mekanizmat më të rëndësishëm për të shprehur funksionimin e një shoqërie demokratike, por shtoi se kjo çështje nuk duhet të politizohet.
“Sot studentët po protestojnë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, dhe unë konsideroj se kjo temë nuk duhet të politizohet në asnjë formë. Duhet të jemi krenarë që, pas shumë vitesh, kemi studentë që e ngrenë zërin dhe kanë hapësirë për të protestuar. Prania e çdo politikani apo deputeti në këtë protestë do t’i jepte asaj ngjyrime politike”, deklaroi Musa në emisionin “Debat në SHENJA”.

