Musa Ibrahimi do ta zëvendësoj Talat Xhaferin si deputet në Kuvendin e RMV-së

Musa Ibrahimi do ta zëvendësoj Talat Xhaferin si deputet në Kuvendin e RMV-së

Ish-gazetari Musa Ibrahimi do të jetë deputeti i ri në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër të Qeverisë teknike.

Këtë e bëri të ditur Xhaferi në brifingun e fundit me gazetarë këtë vit.
Xhaferi potencoi se në listën zgjedhore i radhës ka qenë ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, por siç informoi, ai mbetet në pozitën aktuale.

Musa Ibrahimi më herët ishte deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërjen parlamentare 2014-2016.

MARKETING