Murtezani-Varhely: BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur RMV-në rrugës drejt BE-së

Murtezani-Varhely: BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur RMV-në rrugës drejt BE-së

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, u takua me Komisarin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheјi. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, bisedat u fokusuan në procesin aktual euro-integrues dhe në hapat që vijojnë për progres të mëtejshëm. “Një nga temat kryesore të takimit ishin amendamentet kushtetuese për çka Murtezani informoi se është e nevojshme të krijohet klimë e përshtatshme politike dhe mbështetje publike për këto ndryshime, njëkohësisht theksoi edhe gatishmërinë e Qeverisë për dialog konstruktiv me Bullgarinë. U shkëmbyen mendime dhe informacione edhe për Planin për Rritje të BE-së për BP, i cili është mekanizëm kryesor për rritjen e investimeve dhe përforcimin e rezistencës ekonomike të vendeve të rajonit”, thuhet në Komunikatë. Nga kabineti I Murtezanit thonë se Varheji përshëndeti rolin aktiv të Maqedonisë së Veriut në nismat rajonale dhe harmonizimin e saj me agjendën strategjike të BE-së.

MARKETING