Murtezani: Reformat në gjyqësor, themel i integrimit në BE

Murtezani: Reformat në gjyqësor, themel i integrimit në BE

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, deklaroi sot se reformat në sistemin gjyqësor përbëjnë bazën e procesit të integrimit evropian dhe se ato do të vlerësohen në bazë të rezultateve konkrete, jo vetëm përmes dokumenteve formale.

“Sot mora pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Kjo nuk është vetëm një çështje formale – përkundrazi, është një garanci se reformat do të maten me rezultate reale, jo vetëm me dokumente,” u shpreh ministri Murtezani.

Ai theksoi se pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk mund të ketë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit tonë evropian. Pa një gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk ka përparim drejt Unionit Evropian,” tha ai.

Ministri shtoi se qëllimi i Qeverisë është i qartë: ndërtimi i një sistemi gjyqësor profesional, të pavarur dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët.

MARKETING