Murtezani: Reformat janë çelësi për integrimin evropian të vendit

Murtezani: Reformat janë çelësi për integrimin evropian të vendit

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, bëri të ditur sot se bashkë me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe kabinetin qeveritar kanë zhvilluar një takim të përqendruar në Agjendën reformuese dhe progresin drejt integrimit evropian të vendit.

Murtezani theksoi rëndësinë e reformave si themel i afrimit me Bashkimin Evropian, duke përmendur se ato përfshijnë përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, forcimin e sundimit të ligjit dhe ngritjen e standardeve për qytetarët.

“Ky proces nuk është vetëm një obligim ndaj Brukselit, por mbi të gjitha është një detyrë e jona e brendshme, për një të ardhme të sigurt dhe evropiane,” u shpreh Murtezani.

Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt përshpejtimit të proceseve eurointegruese dhe forcimit të angazhimit të qeverisë për realizimin e reformave të nevojshme.

MARKETING