Murtezani në Bruksel: Mekanizmi për sundimin e ligjit paraqet pasqyrë të ndërgjegjes sonë demokratike

Murtezani në Bruksel: Mekanizmi për sundimin e ligjit paraqet pasqyrë të ndërgjegjes sonë demokratike

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, i cili u zhvillua me ftesë të Presidencës daneze të Këshillit të BE-së, takim i cili i përkushtohej sundimit të ligjit.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e ministrave nga vendet kandidate për të qenë në të njëjtën tryezë në takimin formal të KÇP-së, së bashku me vendet anëtare, në kuadër të mekanizmit evropian për sundimin e ligjit.

Nga atje thonë se kjo ishte pjesëmarrja e dytë e ministrave nga vendet kandidate për të qenë në të njëjtën tryezë në takimin formal të KÇP-së, së bashku me vendet anëtare, në kuadër të mekanizmit evropian për sundimin e ligjit. Takimi u përqëndrua në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025 dhe gjendjen në katër fushat si: sistemin gjyqësorë, mekanizmin kornizë kundër korrupsionit, lirinë dhe pluralizmin e mediave, dhe çështjet institucionale të lidhura me mekanizmat kontrolluese.

“Përfshirja e Maqedonisë së Veriut në Mekanizmin për sundimin e ligjit është konfirmim i fuqishëm i perspektivës evropiane për vendin dhe vlerësim për progresin e tij. U shpreh se pjesëmarrja në Këshillin formal për çështje të përgjithshme, për vitin e dytë radhazi, paraqet porosi të qartë se vendet kandidate janë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për avancimin e sundimit të ligjit në të gjithë Evropën”, tha Murtezani.

MARKETING