Murtezani: Ka potencial të madh në marrëdhëniet maqedono-greke, nuk ka mik më të madh për ne në rrugën drejt BE-së sesa Greqia

Murtezani: Ka potencial të madh në marrëdhëniet maqedono-greke, nuk ka mik më të madh për ne në rrugën drejt BE-së sesa Greqia

Me përgjegjësi pohoj se nuk kemi mik dhe mbështetës më të madh të integrimit tonë evropian sesa Greqia, tha Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, pas vizitës së tij dyditore në Greqi, duke theksuar se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë përparësi e përbashkët dhe kanë potencial për t’u forcuar dhe thelluar.

MARKETING

“Kjo miqësi duhet të forcohet më tej dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një prioritet i përbashkët që duhet të përforcohet. Ne jemi vende anëtare të NATO-s dhe krah për krah kontribuojmë për stabilitetin në rajon dhe në botë”, tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj koleges së tij, zëvendësministres së Jashtme greke, për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj politikës së zgjerimit, veçanërisht për anëtarësimin tonë në BE.

“Me përgjegjësi mund të them se Maqedonia e Veriut nuk ka mik dhe mbështetës më të madh për integrimin tonë evropian sesa Greqia. Ne ndamë përvoja për mënyrat se si ta përshpejtojmë procesin, si të rrisim absorbimin e fondeve IPA dhe si të thellojmë bashkëpunimin dhe përvojat në instrumentet dhe fondet e tjera të Bashkimit Evropian”, tha ministri.

Me nënkryetarin e Parlamentit grek dhe kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane, ata diskutuan mundësinë e forcimit të komunikimit mes parlamenteve të të dyja vendeve dhe shkëmbyen mendime mbi proceset dypalëshe që janë pjesë e procedurës parlamentare.

 

MARKETING