Murtazani-Rozenkranc: Vizioni i përbashkët për zgjerim dhe Evropë staibile e bazuar në vlera

Murtazani-Rozenkranc: Vizioni i përbashkët për zgjerim dhe Evropë staibile e bazuar në vlera

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, mëngjesin e sotëm ishte nikoqir i ministres për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Jesika Rozenkranc, e cila dje dhe sot po qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të takimit në Ministrinë për Çështje Evropiane u zhvillua takim tet-a-tet dhe sesion plenar i delegacioneve, në të cilat u diskutua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin dypalësh zhvillimor dhe mbështetjen e Suedisë në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin e MÇE-së.

Murtazani theksoi rëndësinë e ruajtjes së kredibilitetit të politikës së zgjerimit si një nga instrumentet kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e kontinetit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës si udhërrëfyes themelor për anëtarësimin në Union. Në këtë kontekst, u potencua se procesi i aderimit duhet të udhëhiqet ekskluzivisht mbi bazën e meritave, ndërsa jo në kushtëzimet dypalëshe të cilat nuk rrjedhin nga ligji dhe parimet evropiane.
Murtazani shtoi se dinamika e ripërtrirë e zgjerimit është mundësi që të kthehet besimin në idealin evropian, dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme të bëhet pjesë e valës së re integruese, e cila Evropën do ta bëjë më të fuqishme dhe më të bashkuar.
Në takim u diskutua edhe për zbatimin e Planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese, si mekanizma kryesorë për mbështetje të integrimit ekonomik dhe reformave strukturore.

MARKETING