Muriqi humb një gol të sigurt, Kosova “fal” Rumaninë
MARKETING
Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.
MARKETING
Fillimi i ndeshjes ishte i ngadaltë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme, pasi që terreni ishte i vështirë pas reshjeve të shumta të shiut.
25 minutat e para ishin të qeta, pasi të dy skuadrat tentonin lojë të sigurt.
Bersan Celina kishte rastin e parë në ndeshje, kur Bersant Celina gjuajti në minutën e 28-të, por topi shkoi mbi portë.
Pas tre minutash Florent Muslija dhuroi magjinë në anën e majtë duke e kaluar Staniciun, pastaj duke gjuajtur ngjitur me shtyllën.
Sërish rast i mirë për Muslijën në minutën e 35-të, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Moldovan.

