Mungojnë 6.000 infermiere, pohon Unioni i Shoqatave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në rrjedhë janë 240 punësime, ndërsa më tutje do të ketë dyfish më shumë

Mungojnë 6.000 infermiere, pohon Unioni i Shoqatave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në rrjedhë janë 240 punësime, ndërsa më tutje do të ketë dyfish më shumë

Unioni i Shoqatave të Infermierëve, i udhëhequr nga Shoqata “Për ne”, apelon që të hapen urgjentisht konkurse për punësimin e infermierëve, për shkak të mungesës së madhe të stafit në sektorin shëndetësor. Sipas tyre, në vend mungojnë rreth 6,000 infermierë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se aktualisht janë në proces punësimi 240 infermierë, ndërsa planifikohet që në periudhën e ardhshme të punësohet një numër dyfish më i madh infermierësh në institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin.

“Krahas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në Maqedoni janë të punësuar rreth 9,200 infermierë, që është shumë pak në raport me nevojat e popullsisë. Në vend mungojnë rreth 40 për qind e infermierëve, duke u llogaritur se për t’u përmbushur kërkesat duhet të ketë 14,000-15,000 infermierë, që do të thotë se mungojnë rreth 6,000”, tha për Agjencionin e Lajmeve kryetarja e Unionit të Shoqatave, Gordana Beshlioska.

Ajo theksoi se kohët e fundit po shihen trende shqetësuese të largimit të infermierëve drejt vendeve të rajonit si Sllovenia dhe Kroacia, ku infermierët përfitojnë njohje të arsimit të tyre, paga më të larta, konkurse të hapura vazhdimisht dhe mundësi punësimi të menjëhershme.

“Nuk mund të lejojmë që infermierët të largohen në pension pa zëvendësim, që të punësohen me kontrata vepre apo të mbesin pa punë për vite në spitale. Ky është një paradoks i paparë që i detyron ata të ikin. Në spitalet e rajonit po ndodh rikualifikimi i stafit, trajnimet dhe avancimet për të plotësuar nevojat e njësive kritike dhe kujdesit intensiv,” tha Beshlioska.

Ajo kërkoi që të ketë konkurse të hapura dhe të vazhdueshme për infermierë, ashtu si në Serbi, Kroaci dhe vendet e tjera të rajonit, për të përmirësuar situatën në sistemin shëndetësor.

MARKETING