“Mund të ketë një ndryshim”, Hansi Flick zbulon planin që ka për ndeshjen ndaj Interit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Robert Lewandowski do të rikthehet në aksion nga banka rezervë ndaj Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të martën.
Veterani polak mungoi në katër ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në gju, por e mori dritën e gjelbër për të luajtur të hënën.
Me këtë deklaratë gjermani ka konfirmuar se Ferran Torres do të luajë në qendër të sulmit, njësoj si në ndeshjen e parë.
Më së shumti spekulime ka pasur për vijën e mbrojtjes për Barcelonën.
Eric Garcia duket se do ta zëvendësojë Jules Kounden në krah të djathtë, por me Alejandro Balden që nuk ia doli të rikthehej në kohë nga lëndimi, Flick duhet të marrë një vendim për krahune majtë.
Gerard Martin u ekspozua ndaj Denzel Dumfries në ndeshjen e parë, por mbetet zgjedhja më natyrale. Ka pasur thashetheme se Inigo Martinez mund të luajë në krah, me Ronald Araujon që do të zhvendosej në qendër.
“Ne kemi analizuar gjithçka me stafin. Ne duhet të mbrohemi shumë më mirë dhe mund të ketë disa ndryshime. Kjo është e tëra çfarë mund të them”.
“Do të ishte një ide e mirë që të evitojmë rivëniet këndore. Nuk është diçka për të cilën kemi punuar, por lojtarët e dinë punën e tyre”, përfundoi Flick.