Mucunski uron Peter Magyar-in, pret vazhdim të bashkëpunimit dypalësh

Mucunski uron Peter Magyar-in, pret vazhdim të bashkëpunimit dypalësh

MARKETING

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka uruar Peter Magyar, liderin e partisë Tisa, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Mucunski theksoi se rezultati i zgjedhjeve pasqyron vullnetin e qytetarëve, duke nënvizuar rëndësinë e demokracisë.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me qeverinë e re të udhëhequr nga Magyar, duke vlerësuar marrëdhëniet e deritanishme dhe duke theksuar angazhimin për partneritet, respekt të ndërsjellë dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

MARKETING