Mucunski: Qëndrojmë pas aleatëve tanë amerikanë në përballjen me kërcënimet në Lindjen e Mesme
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se vendi qëndron fuqishëm përkrah aleatëve amerikanë përballë kërcënimeve destabilizuese në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë në zgjidhjen e krizave, por theksojnë se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme.
“Siguria, stabiliteti dhe përgjegjësia ecin krah për krah”, theksohet në deklaratë.
Mucunski bëri të ditur se ambasadat dhe ekipet konsullore në të gjithë rajonin janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët, duke garantuar sigurinë e tyre dhe duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore.

