Mucunski nga Budapesti: Zgjerimi është me rëndësi strategjike për relevancën dhe të ardhmen e BE-së

Politika e zgjerimit është me rëndësi strategjike për relevancën dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin në konferencën ndërkombëtare Budapest Global Dialogue 2025, që po mbahet në kryeqytetin hungarez, në organizim të institutit hungareu për çështje ndërkombëltare dhe Fondacionit për ndjekje të hulumtimeve.
MARKETING
Siç kumtoi MPJdheTJ, në fjalimin e tij hyrës në konferencë, Mucunski e ceki nevojën për politikë proaktive dhe kohezive evropiane në kushte të destabilitetit të rritur global dhe kontekstit të ndryshueshëm gjeopolitik. Me atë rast, theksoi se Bashkimi Evropian më i fuqishëm dhe më i koordoinuar, në partneritet me lidhje sstabile transatlaktike, paraqet parakusht thelbësor për përballje me sfidat e jashtme dhe ruajtje të sigurisë dhe prosperitetit të kontinentit evropian.
Theks i veçantë në fjalim ishte vendosur në politikën e zgjerimit, të cilën ministri Mucunski e vlerësoi me rëndësi strategjike për relevancën dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ai nënvizoi se shteti jonë dhe vendet nga Ballkani Perëndimor janë pjesë përbërëse e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe ekonomisë, si dhe përpjekjeve për rritje të konkurrencës dhe inovativitetit në Union.
Në fjalimin e tij ai nënvizoi se populli i Maqedonisë së Veriut e ka paguar çmimin e durimit dhe kompromiseve, por theksoi se ekzistojnë linja që nduk do të kalohen – sepse, siç theksoi, ato e përcaktojnë thelbin e identitetit tonë nacional.
“Gjuha jonë, identiteti dhe vazhdimësia kulturore-historike nuk mund të jenë lëndë e negociatave. Ato janë shpirti i kombit tonë. Jemi të përkushtuar në integrimin, por njejtë edhe në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtës sonë për të qenë këta që jemi – pa kushte, pa kërkim-falje, pa fshirje”, theksoi Mickoski.
Ai shtoi se ky nuk është qëndrim nga inati, por nga vetërespekti, duke potencuar se e ardhmja e Evropës duhet të ndërtohet mbi njohjen dhe besimin e ndërsjelltë, dhe jo mbi fshirjen e historisë apo narrativave të imponuara”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.