Mucunski në takime me disa ministra francez: Folëm për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Paris sot realizoi takim me Benxhamin Hadad, ministër i deleguar i Francës për Evropën.
MARKETING
“Folëm për progresin e vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, situatën aktuale politike në rajon dhe rëndësinë e rolit tonë si një faktor përgjegjës që kontribuon në mënyrë aktive në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkroi Mucunski në faqen e tij në Facebook.
Njëherësh, shton ministri, që të dy konfirmuan mbështetjen e fortë dhe domethënëse nga Franca për perspektivën tonë evropiane.
“Theksova përkushtimin e fortë të vendit ndaj reformave dhe anëtarësimit të plotë në Union, si dhe qëndrimin tonë parimor në lidhje me integrimin evropian – bazuar në parashikueshmëri, kredibilitet dhe rregulla të qarta në proces”, deklaroi Mucunski.
Më parë, Mucunski u takua me nikoqirin e tij, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan- Noel Baro.
“Shprehëm së bashku kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të fortë dhe të thelluar midis dy vendeve – si në nivelin politik ashtu edhe atë ekonomik, duke forcuar bashkëpunimin midis kompanive dhe qeverive. Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen nga Franca pas tragjedisë në Koçan”, shkroi Mucunski.