Mucunski në takim me Gerapetritis – në fokus bashkëpunimi dypalësh, ekonomia dhe investimet

Mucunski në takim me Gerapetritis – në fokus bashkëpunimi dypalësh, ekonomia dhe investimet

Përshëndetje nga Athina – bashkëpunimi dypalësh, ekonomia dhe investimet në fokus, shkroi në Instagram ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pak para takimit me homologun e tij grek Jorgos Gerapetritis në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në ndërtesën e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, e cila ndodhet në qendër të Athinës, përballë Parlamentit, valëvitet flamuri i Maqedonisë së bashku me atë të Greqisë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme mbërriti në këmbë dhe u prit në hyrje nga Gerapetritis.

Vizita e sotme është vizita e parë pune e Mucunskit në Athinë, ndërsa pas takimit, në orën 14:00 sipas kohës lokale, të dy ministrat do të japin deklarata për mediat.

Ministri i Punëve të Jashtme në postimin në Instagram, të shoqëruar me një foto nga para parlamentit grek, informoi se pas takimit në MPJ-në greke, së bashku me drejtorin e ZZHTI-së, Goce Dimovski, do të takohen me menaxhmentin e kompanisë greke “Rontis”, e cila tashmë po investon dhe operon me sukses në tregun tonë. Mucunski iu referua edhe aktiviteteve të ardhshme, siç shkro, të rëndësishme.

MARKETING