Mucunski: Marrëveshjen me partnerët e koalicionit do ta bëjmë ndërmjet vete, të fokusuar në cilësi
Marrëveshjen ose vendosjen e kushteve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri duhet së pari ta bëjmë ndërmjet vete, ndërsa jo të merremi vesh përmes mediave, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Duke folur për ndarjen e resorëve në qeverinë e re, Mucunski theksoi se të gjithë partnerët e koalicionit duhet ta kenë parasysh parimin e cilësisë mbi sasinë.
“Jam i bindur se në ditët në vijim do të arrihet një marrëveshje që do të synojë rritjen e efikasitetit të qeverisë. Një çështje që edhe kryeministri e ka theksuar së fundmi — dhe më lejoni ta përsëris — është se nuk bëhet fjalë për numrin e resorëve që do t’i takojnë secilit partner të koalicionit, por për kapacitetin e individëve, dijen dhe përvojën e tyre, si dhe mënyrën se si ata do të kontribuojnë në institucionet që do të udhëheqin. Duhet të fokusohemi më pak në sasi dhe më shumë në cilësi. Ky duhet të jetë prioriteti i të gjithë partnerëve të koalicionit në qeveri”, deklaroi Mucunski.

