Mucunski ka realizuar bisedë telefonike me zëvendës-sekretarin amerikan të Shtetit, Kristofer Landau
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës-sekretarin amaikan të Shtetit, Kristofer Landau, në të cilën u konfirmua bashkëpunimi i ngushtë dhe konstruktiv midis dy vendeve.
Gjatë bisedës u konfirmua bashkëpunimi konstruktiv dhe i ngushtë me SHBA-në si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e stabilitetit rajonal, bashkëpunimit ekonomik dhe aleancës brenda NATO-s.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për potencialin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, përfshirë rritjen e shkëmbimit tregtar dhe nxitjen e investimeve të reja.
Ministri Mucunski e riafirmoi përkushtimin e fortë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, si dhe për përforcimin e përpjekjeve të përbashkëta për siguri, stabilitet dhe prosperitet në rajon.

