Mucunski e përshëndeti vendimin e SHBA-së për uljen e tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut

Mucunski e përshëndeti vendimin e SHBA-së për uljen e tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pasdite përmes rrjeteve sociale e përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind.

Siç theksoi në publikimin, “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”.

Ministri Mucunski, gjithashtu, theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë, “ky vendim është dëshmi konkrete për përkushtimin e përbashkët në hapjen e mundësive të reja për eksportuesit tanë, kompanitë dhe ekonominë në tërësi”.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në finalizimin e marrëveshjes e cila do t’i mënjanojë barrierat e tjera tregtare dhe do të krijojë përfitime afatgjate për të dyja ekonomitë. Jam i bindur se me këtë vendosen themelet për kapitull të ri në marrëdhëniet ekonomike Maqedoni e Veriut -SHBA”, porositi Mucunski.

MARKETING