Muamed Sejdini: Le të fitojë futbolli!

Muamed Sejdini: Le të fitojë futbolli!

Gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë dhe të Dytë nis këtë fundjavë. Sot luhen ndeshjet në Lig ën e Dytë, ndërsa nesër janë të programuara ato në elitë.

Siç ndodh zakonisht kur bëhet fjalë për presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, edhe këtë herë ai iu drejtua publikisht të gjithë pjesëmarrësve në futbollin vendor me një mesazh:

Të nderuar klube, futbollistë dhe punëtorë sportiv në Maqedoni,

Me rastin e fillimit të gjysmësezonit pranveror 2022/2023 në Ligën e Parë dhe të Dytë të Maqedonisë, ju uroj shumë sukses dhe garim sportiv e korrekt me nivel të lartë profesional. 

Klubeve ju uroj realizim të qëllimeve të hartuara, ndërsa futbollistëve shëndet dhe paraqitje të suksesshme. 

Arbitrave ju uroj referim të ndershëm dhe të denjë, vendime të drejta në shpirtin e fair-playt dhe për të mirën e futbollit. 

Le të vijnë në shprehje cilësia, dija, përgatitja fizike, dëshira dhe entuziazmi për lojën e futbollit, gjithë me qëllim të fitojë futbolli dhe vlerat e vërteta për zhvillimin e drejtë të gjeneratave të reja.

MARKETING