MSH: Vaksinë kundër gripit sezonal kanë marrë 50 mijë qytetarë

MSH: Vaksinë kundër gripit sezonal kanë marrë 50 mijë qytetarë

Për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani janë regjistruar mbi 71 mijë qytetarë, që tregon një interes të madh të njerëzve për t’u mbrojtur nga komplikimet. Në pikat e vaksinimit deri më tani janë vaksinuar mbi 50 mijë persona, informuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

“Gjithashtu, në qendrat e hemodializës janë vaksinuar 1000 persona, kurse në shtëpitë e të moshuarve janë vaksinuar mbi 300 persona, sqarojnë nga atje.

Kujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive parandaluese, parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacionet dhe epilog me vdekje, veçanërisht te grupet e rrezikuara.

“Regjistrimi bëhet me plotësimin e aplikacionit në vaksinacija.mk dhe me këtë, direkt regjistrohet për vaksinim në sistemin “Termini im”. Me vaksinim falas janë përfshirë grupet e rrezikuara të popullsisë”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

MARKETING