MSH siguron 2,000 maska mbrojtëse për banorët e Trubarevës

MSH siguron 2,000 maska mbrojtëse për banorët e Trubarevës

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, ka shpërndarë sonte 2.000 maska mbrojtëse N95 për banorët e fshatit Trubarevë të Shkupit, si masë mbrojtëse ndaj ndotjes së ajrit të shkaktuar nga zjarri në zonë.

Maskat janë siguruar nga Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe shpërndarja po realizohet me ndihmën e ekipeve të ndërmarrjeve publike dhe Komunës së Gazi Babës.

Në zonë janë vendosur edhe dy automjete të ndihmës së shpejtë për të ofruar kujdes shëndetësor për qytetarët dhe zjarrfikësit në rast nevoje.

“Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, veçanërisht në situata të tilla krizash,” deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën dhe të ndërhyjnë me masa të përshtatshme për mbrojtjen e popullatës.

MARKETING