MSH: Në kuadër të Qendrës klinike universitare “Nëna Tereza” as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi

MSH: Në kuadër të Qendrës klinike universitare “Nëna Tereza” as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi

Në kuadër të Qendrës klinike universitare “Nëna Tereza” as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi, reagojnë nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me publikimet për gjoja ndërtimin e një ndërtese banimi në parkingun pranë ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.

“Të gjitha punët ndërtimore të kryera në këtë zonë lidhen ekskluzivisht me aktivitetin shëndetësor dhe infrastrukturën funksionale të institucioneve publike shëndetësore. Sa i përket kompetencave tona, ne sigurojmë publikun se puna e Klinikës kryhet pa probleme dhe qasja për pacientët është e siguruar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.Ministria e Shëndetësisë gjithashtu thekson se nuk ka autoritet për të përcaktuar dokumentacionin e planifikimit urban, për të lëshuar leje ndërtimi ose për të përcaktuar pronësinë dhe statusin juridik të parcelave të tokës.

“Këto çështje janë në kompetencë të organeve të qeverisjes vendore, kryesisht të Komunës Qendër, si dhe institucioneve të tjera në fushën e planifikimit urban dhe kadastrës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

 

MARKETING