MSH: Linjë telefonike e hapur për mbështetje psikologjike për pacientët 078 378 754

MSH: Linjë telefonike e hapur për mbështetje psikologjike për pacientët 078 378 754

Ministria e Shëndetësisë njofton se në koordinim me Spitalin psikiatrik dhe Klinikën e psikiatrisë, po formon ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet dhe pacientët. Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim ose ndihmë është në dispozicion linja telefonike 078 378 754, përmes së cilës profesionistë të fushës do të ofrojnë mbështetje psikologjike.

“Si pjesë e kësaj nisme, një ekip mobil i përbërë nga dy mjekë dhe një psikolog, do të angazhohet në Koçan me qëllim ofrimin e mbështetjes psikologjike të duhur dhe në kohë për qytetarët”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për përmirësimin e shëndetit mendor dhe sigurimin e kujdesit të duhur për të gjithë qytetarët.

MARKETING