MSH: Ka përfunduar montimi dhe instalimi i sistemit për ajër të kompresuar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”
Ministria e Shëndetësisë informon se ka përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup.
Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese (rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera).
Gjithashtu, është kryer zëvendësimi dhe montimi i rrjetit të tubave prej bakri, pikat e lidhjes dhe kabinetet shpërndarëse për ajrin e kompresuar për furnizimin e bllokut operativ me 12 salla dhe 2 salla të Klinikës së Kirurgjisë Plastike, në përputhje me Farmakopenë Evropiane dhe sipas Direktivës Evropiane 93/42/EEC.
Aktualisht, sistemi i ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup është në fazën e provës. Pas përfundimit të kësaj faze, Ministria e Shëndetësisë do të caktojë një afat për ndërprerjen e plotë të furnizimit me ajër të kompresuar në të gjitha klinikat e kompleksit spitalor, për t’u lidhur me përdoruesit e tjerë.
Pas realizimit të këtyre aktiviteteve, sistemi i ajrit të kompresuar do të vihet në funksion të plotë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.