Mrekullia e tetë, Lionel Messi fiton “Topin e Artë” 2023

Mrekullia e tetë, Lionel Messi fiton “Topin e Artë” 2023
TOPSHOT - Inter Miami CF's Argentine forward Lionel Messi receives his 8th Ballon d'Or award during the 2023 Ballon d'Or France Football award ceremony at the Theatre du Chatelet in Paris on October 30, 2023. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të Topit të Artë të zhvilluar në Paris ishte Lionel Messi. Ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun më prestigjioz në aspektin personal, Topin e Artë duke lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë).

Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar teksa Lionel Messi udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. “Pleshti” fitoi kështu garën me konkurrentin e tij më të fortë Erling Haaland teksa norvegjezi ishte protagonisti kryesor në tre titujt e Manchester Cityt sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Megjithatë, golat dhe trofetë nuk mjaftuan për të mposhtur Messin që tashmë thekson gjithnjë e më shumë emrin e tij me gërma të artë në historinë e futbollit. me tetë Topa të Artë.

Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve ndërsa sa i përket të ardhmes, bëhet gjithnjë e më e vështirë për dikë të kalojë rekordin e argjentinasit.

 

MARKETING