MPPS: Ndërtimi i korridoreve siguron vende të reja pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me ligj

MPPS: Ndërtimi i korridoreve siguron vende të reja pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me ligj

Puna jashtë orarit nuk do të thotë 60 orë në javë, por nuk do të thotë se do të ketë punë jashtë orarit gjatë gjithë vitit, do të varet nga kushtet e motit për punë në terren, përkatësisht punë më intensive do të bëhet në muajt e pranverës, verës dhe në mes të vjeshtës, por jo 60 orë në javë, thonë nga  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) lidhur me angazhimin e punëtorëve në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Siç theksojnë nga MPPS, puna jashtë orarit do të varet edhe nga aktivitetet dhe proceset e punës së traseve, që do të thotë se ka edhe ditë kur aspak nuk do të ketë nevojë nga puna jashtë orarit.

MPPS përsërit se angazhimi i fuqisë punëtore  për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, do të realizohet sipas ligjit ekzistues, përkatësisht, sipas Ligjit për konfirmimin e interesit publik, me të cilin rregullohet angazhimi i punëtorëve dhe qartë qëndron obligimi, partneri strategjik të shfrytëzojë të paktën 51 për qind të burimeve vendore.

Projekti, sipas Ministrisë, ka për qëllim të punësojë sa më shumë punëtorë nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të kenë mundësi edhe për trajnim nga ana e kontraktorit.

“Kjo do të thotë se nëse vendi ynë ka burime të mjaftueshme vendore, pra fuqi punëtore, numri i burimeve të angazhuara në vend mund të jetë më i madh se 51 për qind. Ligjet ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët. Punëtorët që do të angazhohen në këtë projekt, dhe sipas nevojave në punë ndërtimore jashtë orarit, çdo orë jashtë orarit do të paguhet 35 për qind sipas Ligjit dhe marrëveshjes kolektive. Çdo punëtor do të nënshkruajë një deklaratë nëse dëshiron të punojë jashtë orarit dhe nëse nuk dëshiron nuk do të detyrohet të punojë jashtë orarit. Sipas ligjit, punëtorët do të kenë edhe ditë pushimi”, thekson MPPS.

Sipas Ministrisë, përfitimet nga ndërtimi i tij janë të mëdha, sepse lidhshmëria e vendit me rajonin dhe Evropën siguron zhvillim rajonal të barabartë, nxitjen e ekonomisë së vendit, përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e investimeve të huaja, transfer më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, hapje të tregjeve të reja dhe lidhshmëri më të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë.

“Kjo nënkupton edhe sigurimin e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë sepse rrugët ku do të ndërtohen seksionet hapin mundësi shtesë për ndërtimin e objekteve të reja nga veprimtari të ndryshme, si pika karburanti, restorante, hotele, resorte, objekte biznesi. Këto janë mundësi të reja për hapjen e vendeve të reja të punës, për punësimin e banorëve të qarqeve ku do të kalojnë autostradat e korridoreve. Nga ana tjetër, bëhet fjalë për tatimpagues të rinj dhe hyrje të reja në thesarin e buxhetit të shtetit”, thekson MPPS.

MARKETING