MPPS: Filloi pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e ndjeshme

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se vijon pagesa e ndihmës në të holla sipas Ligjit për Mbështetje Financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike.

“Mbështetja ka të bëjë për: shfytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale për persona të moshuar, shfytëzuesit e shtesës së veçantë, ata me të drejtë të kompensimit për shkak të nevojave të veçanta, shfrytëzuesit për kompensimin për nevoja të veçanta dhe ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët shfytëzojnë kompensim për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, ndërsa nuk shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për nevoja të veçanta, pa pasur nevojë për kontroll dhe prindërit beqarë të cilët janë shfrytëzues të evidentuar të ndihmës minimale të garantuar. Këta qytetarë marrin mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për periudhë prej katër muaj”, njoftojnë nga MPPS.

Sot paguhet edhe mbështetja financiare për persona të papunë – shfrytëzues të të drejtës së sigurimit material në lloj të kompensimit në të holla, sipas Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante në shtet.

“Mbështetja financiare për këta shfrytëzues është 3.000 denarë në muaj, për periudhë prej katër muaj dhe e paguan Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut”, theksojnë nga MPPS.

Përmes Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor paguhet mbështetja financiare për shfrytëzues të të drejtës së pensionit në vlerë deri 14.000 denarë edhe atë për shfrytëzues me pension deri 11.525 denarë në muaj, 1.500 denarë në muaj, për periudhë prej katër muajve, dhe nga 11.526 denarë deri 14.000 denarë në muaj, është 750 denarë në muaj, për periudhë prej katër muajve.

Për shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për kompensim fizik 750 denarë në muaj për katër muaj.

“Vazhdojmë të kujdesemi për të gjithë qytetarët, me theks për më të ndjeshmit”, theksojnë nga ministria.

MARKETING