MPPS: Do të rriten për 20% pagat e punonjësve të institucioneve publike për mbrojtje sociale

MPPS: Do të rriten për 20% pagat e punonjësve të institucioneve publike për mbrojtje sociale

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, nga njëra anë, dhe Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare të Republikës së Maqedonisë (SAOGjShQ), e përfaqësuar nga kryetari, Trpe Deanoski, si dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SPAShK), e përfaqësuar nga kryetari Jakim Nedelkov, nga ana tjetër, sot zyrtarisht e nënshkruan Kontratën Kolektive për punonjësit e institucioneve publike për mbrojtje sociale, thuhet në njoftim.

“Me këtë Kontratë Kolektive mundësohet rritje pagash prej 20% për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe drejtorët e institucioneve publike të mbrojtjes sociale, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të tyre material dhe motivimit për kryerjen profesionale të detyrave të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Përveç përfitimeve financiare, Kontrata i avancon edhe të drejtat e marrëdhënies së punës, i përforcon mekanizmat e mbrojtjes së punonjësve dhe e thellon dialogun social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

MARKETING