MPJ: Konsullata është në komunikim me familjen e vajzës së ndjerë në Itali

MPJ: Konsullata është në komunikim me familjen e vajzës së ndjerë në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se në konsullatën e Maqedonisë në Venecia është dorëzuar njoftim për një ngjarje tragjike që ndodhi më 29 qershor, në San Xhakomo di Pederoba, pranë Trevizos, përgjatë brigjeve të lumit Pjave, në të cilën humbi jetën një vajzë nëntëvjeçare, me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

“Konsullata është në komunikim të rregullt me ​​familjen e të ndjeres, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e mbetjeve mortore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Gazeta “La Tribuna di Treviso” raportoi se vajza, Adna Islam, me origjinë nga RMV dhe banore e Cavaso del Tomba, ishte me familjen e saj, prindërit Ihmet dhe Naila dhe vëllain dhe motrën më të vogël, në një pushim pasdite përgjatë brigjeve të lumit Piave.

 

MARKETING