MPJ: Janë tendencioze dhe spekulative pretendimet për ndikim politik gjatë përzgjedhjes së firmës për rikonstruktimin e sallës “Boris Trajkovski”

MPJ: Janë tendencioze dhe spekulative pretendimet për ndikim politik gjatë përzgjedhjes së firmës për rikonstruktimin e sallës “Boris Trajkovski”

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) përmes një kumtesë i hedh poshtë të gjitha pretendimet dhe akuzat për gjoja ndikim politik apo ndonjë formë të parregullsisë në zgjedhjen e kompanisë për rikonstruktimin e sallës “Boris Trajkovski”.

“Në interes të informimit transparent të publikut, Ministria e Punëve të Jashtme publikon ofertat nga katër ofertuesit e prokurimit publik për rindërtimin e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së. Edhe një herë e potencojmë se kjo është ngjarja më e madhe politike ndërkombëtare që do të mbahet në Shkup ku do të marrin pjesë rreth 70 ministra të punëve të jashtme nga rajoni dhe më shumë se 1000 mysafirë.Ministria nuk mund të refuzojë e as nuk ja se si ta arsyetojë të refuzuarit e një ofertë e cila sipas kritereve është më e volitshme. Me përgjegjësi pohojmë se nuk ka asnjë ndikim apo parregullsi në përzgjedhjen e kompanisë e cila është konfirmuar në komisionin e nivelit të dytë. Të gjitha institucionet janë të mirëseardhura të analizojnë përzgjedhjen si dhe zbatimin e procedurës, e cila do të jetë sipas standardeve më të larta të OSBE-së”, thonë nga MPJ.

MARKETING