MPB: Zbardhet në tërësi vrasja para QT “Mavrovasja”

MPB: Zbardhet në tërësi vrasja para QT “Mavrovasja”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se SPB Shkup në tërësi i ka zbardhur veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”, të cilat janë kryer dje në parking hapësirat prapa Qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku me përdorimin e armës së zjarrit është vrarë V.E. (58) nga Shkupi dhe në rr. “Stojna Stefkova”, ku me pistoletën është shtën në drejtim të nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.

“Pas masave të marra dhe reagimit të shpejtë të SPB-Shkup, forcat speciale të policisë, helikopterët dhe dronët, është kapur dhe privuar nga liria autori i krimeve, E.K. (39) nga Shkupi. Nga ana e Departamentit për Hetime Forenzike pranë MPB-së, është kryer ekspertizë e gëzhojave dhe e një arme, e cila ekspertizë lidh dy krimet me autorin E.K.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Për personin e dytë që u privua nga liria ditën e djeshme nuk është konstatuar asnjë lidhje me ngjarjen dhe është lënë i lirë. Po ndërmerren masa intensive për gjetjen e një personi tjetër të përfshirë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e krimit “Vrasja”.

MARKETING