MPB: Shtetasi turk i cili ndërroi jetë pardje në spitalin “Nënë Tereza”, kishte rënë nga një objekt ku po punonte

MPB: Shtetasi turk i cili ndërroi jetë pardje në spitalin “Nënë Tereza”, kishte rënë nga një objekt ku po punonte

SPB Shkup ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili më 23.09.2025 rreth orës 16:40 është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se është sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari ka ndërruar jetë menjëherë pas kësaj.

MARKETING

Description of image

Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa automjeti “Honda Civic” dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital, janë gjetur.

Dje, SPB Shkup ka marrë një njoftim nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se M.A.O. (61) nga Turqia është sjellë tek ata me një automjet privat me lëndime të rënda, dhe pasi e ka lënë të lënduarin, personi i panjohur është larguar.Personi i lënduar vdiq rreth orës 19:30.

MARKETING