MPB shqiptoi 794 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 269 për parkim të paligjshëm

MPB shqiptoi 794 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 269 për parkim të paligjshëm

Nga gjithsej 794 urdhërpagesa të lëshuara dje (3 prill) nga punonjësit e policisë në kuadër të kontrollit të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, 269 urdhërpagesa janë lëshuar për kundërvajtje parkim të paligjshëm, 163 sanksione për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe 69 janë shqiptuar për drejtim pa leje.

“57 masa janë vendosur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, më pas 20 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 33 sanksione për këmbësorët dhe 3 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse. Ditën e djeshme janë vendosur shtatë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për automjete, 12 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defektit teknik, ndërsa 10 automjete për shkak të mungesës së regjistrimit të vlefshëm”, thonë nga MPB.

MPB njofton se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata u bljnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”

MARKETING