MPB: Shqiptohen 120 kundërvajtje trafiku në Shkup
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 kundërvajtje, prej të cilave tetë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjeti.
MPB njofton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja.