MPB shpalli konkurs për 150 policë

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 150 nëpunës të uniformuar të policisë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e shpalljes, duke dorëzuar personalisht dokumentacionin në njërën nga njësitë policore të përcaktuara.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit njëvjeçar në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, kandidatët e përzgjedhur do të punësohen si policë praktikantë me detyrimin për të qëndruar në shërbim të paktën pesë vjet.
Më poshtë e keni shpalljen integrale nga MPB:
SHPALLJE PUBLIKE PËR PRANIMIN E 150 NËPUNËSVE POLICORË
BËHU POLIC – Shpallja për pranimin e 150 nëpunësve policorë të rinj po vijon, bëhu edhe ti pjesë e policisë së Maqedonisë
Bëhu polic. Bëhu human. Krijo rend. Mbroji qytetarët. Ke guxim, solidaritet dhe ndershmëri. Moral të lartë, integritet dhe disiplinë.
Nëse këto janë kapacitetet e tua njerëzore, atëherë policia është zgjidhja e duhur për ty. Roli i policisë është thelbësor në një shoqëri sepse ajo është garantuesi i sigurisë dhe sundimit të ligjit, që ka për bazë përparimin dhe prosperitetin ekonomik të shtetit dhe të gjithë qytetarëve në të.
Policia punon për të parandaluar, zbuluar dhe sanksionuar të gjitha llojet e krimit. Andaj bëhu ndër më të mirët, bëhu gjithmonë i pari, bëhu polic.
Ministria e Punëve të Brendshme shpall konkurs për pranimin e nëpunësve të uniformuar policorë. Të jesh nëpunës policor është thirrje e jo profesion i rëndomtë. Andaj na bashkohuni pranoje thirrjen tënde, bëhu polic. Nëse vendos të ndjekësh thirrjen tënde, të pranosh sfidën, të pret një proces intensiv njëvjeçar arsimimi, stërvitjeje dhe trajnimi.
Trajnuesit dhe mentorët që janë ekspertë të kualifikuar të fushës, do të jenë me ty çdo ditë gjersa të zotërosh njohuritë juridike dhe njohuritë tjera teorike, veprimin dhe taktikat policore polici dhe të gjitha praktikat tjera që përmban trajnimi policor. Trajnimi zhvillohet në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila përpiqet të jetë një nga qendrat më të mira dhe më elitare të trajnimit në Evropë.
Qendra e akredituar ndërkombëtarisht do të të përgatisë për të kryer tejet profesionalisht profesionin e policisë. Përmes ndjekjes së tendencave moderne, qendra avancohet vazhdimisht për edukim të lartë profesional dhe specializime për të punësuarit në strukturat e sigurisë, me zbatimin e praktikave më të mira dhe përvojave ndërkombëtare nga standardet e larta të sigurisë evropiane dhe botërore policore. Këtu është vendi i duhur për të gjithë njerëzit e rinj dhe ambiciozë me një dëshirë për zhvillim dhe përparim profesional personal.
Prandaj, paraqitu edhe ti në shpalljen për nëpunës policorë të rinj. Bëhu policë. Suksesi gjithmonë varet vetëm nga ti. Realizoje ëndrrën tënde. Bëhu mbrojtësi i familjes, të afërmve, qytetarëve dhe atdheut. Bëhu luftëtar kundër krimit dhe rojtar i rendit. Bëhuni pjesë e policisë së Maqedonisë! Bëhu polic!
———–
Në bazë të nenit 79 paragrafi 1 i Ligjit të Punëve të Brendshme („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.42/14, 116/14, 33/15, 5/16, 120/16, 127/16, 142/16, 190/16 dhe 21/18, „ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 108/19 dhe 275/19, 110/21 dhe 89/22) dhe nenit 97 paragrafi 1 i Ligjit për Polici („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 114/06, 6/09, 145/12, 41/14, 33/15, 31/16, 106/16, 120/16, 21/18 dhe 64/18, „ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr.294/21 dhe 89/22), dhe lidhur me dispozitat e Rregullores për mënyrën e kryerjes së përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kandidatit për polic dhe mënyrën e punës së komisionit për zgjedhjen e kandidatit për polic („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr.8/15 dhe 130/16, „ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr.125/22), Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpall
SHPALLJE PUBLIKE
I. Për themelimin e marrëdhënies së punës të 150 realizuesve në vendin e punës „Polic“ për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht:
1. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ———————————— 150 realizues.
1. Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë në moshë madhore, dhe të mos i ketë mbushur 25 vjet jete nëse për herë të parë themelon marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministri për të cilin është paraparë arsimi i mesëm;
– të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik;
– me anë të kontrollit të sigurisë të vërtetohet se nuk ekziston rreziku i sigurisë nga punësimi i kandidatit;
– të ketë përfunduar së paku arsim të mesëm katërvjeçar;
– të jetë i aftë nga aspekti shëndetësor dhe psikofizik;
– me aktgjykim të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënimi ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike dhe
– të ketë kaluar testin e integritetit.
2. Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të posaçme:
– gjatësi e duhur trupore prej së paku 170 cm. (për meshkuj), gjegjësisht 160 cm. (për femra)
– përgatitje e lartë personale fizike.
3. Kandidatët e interesuar detyrimisht duhet të dorëzojnë dëshmi për përmbushjen e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose në kopjen e vërtetuar te noteri, gjegjësisht:
– certifikatë nga libri amë i të lindurve,
– diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm katërvjeçar dhe
– dy fotografi, me dimensione 3,5 cm х 4,5 cm.
Bashkëngjitur fletëparaqitjes, kandidati detyrimisht dorëzon deklaratën e nënshkruar prej tij me të cilën vërteton se i njëjti nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.
Fletëparaqitjen me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati obligohet që ta parashtrojë PERSONALISHT në njërën nga vendet e përcaktuara për paraqitje, përkatësisht:
– Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup:
– Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme-Gazi Babë,
– Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme -Bit Pazar dhe
– Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme -Karposh.
– Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir;
– Sektorin e Punëve të Brendshme Veles;
– Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë;
– Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë;
– Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër;
– Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë,
– Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip.
Gjatë parashtrimit të fletëparaqitjes personi shënon numrin e njësisë organizative për vendin e punës për të cilin paraqitet konform pikës I të shpalljes.
Kandidati obligohet gjatë parashtrimit të dokumenteve të nevojshme, me vete të mbajë letërnjoftim ose pasaportë për identifikim.
Dokumentacionin e nevojshëm nga pika 3, kandidatët duhet ta dorëzojnë çdo ditë pune në afatin e caktuar, gjatë orarit të punës (ora 08,00-16,00).
4. Gjatë parashtrimit të fletëparaqitjes kandidati nënshkruan deklaratë për pjesëmarrje të vullnetshme në zgjedhjen e kandidatit për polic me pamundësinë e kërkesës së dëmshpërblimit nga Ministria në rast lëndimi gjatë kohës së kryerjes së përzgjedhjes.
5. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve e kryen Komisioni për zgjedhjen e kandidatit për polic të formuar nga ana e ministrit që e përcakton radhitjen e fazave të përzgjedhjes. Përzgjedhja kryhet në fazat e mëposhtme:
– Përzgjedhja administrative e dokumentacionit të paraqitur (vërtetimi i dokumentacionit të paraqitur në kohë dhe i kompletuar, si dhe përmbushja e kushteve të përshkruara);
– Testimi i aftësive motorike – aftësitë motorike të personave të paraqitur përcaktohen përmes kryerjes së ushtrimeve të mëposhtme::
а) “Pompat”, vlerësohet numri i pompave të kryera në mënyrë të duhur në një interval prej 10 sekondash. Numri minimal i pompave për meshkujt është 9, ndërsa për femrat është 6.
b) “Ushtrime barku’’ vlerësohet numri i kryrjes së duhur të ngritjes së trungut nga pozita në një interval prej 30 sekondash. Numri minimal i pompave të barkut për meshkujt është 16, ndërsa për femrat është 12.
c) “Kërcimi në largësi nga vendi” matet me gjatësinë e kërcimit nga pika e ngritjes deri në pikën e uljes me thembrat e këmbëve. Gjatësia minimale e kërcimit nga pika e ngritjes deri në pikën e uljes është 220 centimetra për meshkujt dhe 160 centimetra për femrat. Kërcimi në largësi nga vendi kryhet në dy tentime, dhe rezultati më i mirë vlerësohet në përmbledhjen e tabelare.
ç) “Sprint 20 metra” matet koha nga fillimi deri te vija e cakut e vendosur në 20 metra. Koha minimale për meshkujt është 3.35 sekonda, ndërsa për femrat është 3.50 sekonda.
d) “Sprint 100 metra” matet koha nga fillimi deri te vija e cakut e vendosur në 100 metra. Koha minimale për meshkujt është 15 sekonda, ndërsa për femrat është 18 sekonda..
dh) “Vrapimi 1500 metra për meshkuj” matet koha nga fillimi deri te vija e cakut të vendosur në 1500 metra. Koha minimale është 5 minuta e 25 sekonda.
е) “Vrapimi 800 metra për femra” matet koha nga fillimi deri te vija e cakut të vendosur 800 metra. Koha minimale është 3 minuta.
ë) Kontrolle tjera fizike të përcaktuara nga Komisioni.
Rezultatet e testit të aftësive motorike paraqesin shumën e pikëve të marra nga të gjitha ushtrimet individuale..
Nëse personi i paraqitur nuk e përmbush minimumin e përcaktuar vetëm në një nga ushtrimet individuale, ai/ajo do të konsiderohet se e ka kaluar fazën e testit të aftësive motorike nëse shuma kumulative e pikëve të marra nga ushtrimet individuale tjera është të paktën 21.
– Testimi psikologjik (testi i integritetit dhe testi psikologjik)
– Testim me shkrim (test i përgjithshëm – arsimor),
– Intervistë (bisedë individuale me gojë me personin e paraqitur),
– Kontroll sigurie dhe
– Kontrolle shëndetësore (kontrollimi i aftësive shëndetësore dhe psikofizike të kandidatëve).
6. Për kandidatët e paraqitur kryhet kontrolli i sigurisë bazuar në pëlqimin e tyre paraprak me shkrim. Nëse personi refuzon kontrollin e sigurisë, konsiderohet se nuk i plotëson kërkesat për punësim në Ministri.
7. Kontrollet shëndetësore në procedurën e përzgjedhjes për të kontrolluar aftësitë shëndetësore dhe psikofizike të kandidatëve përcaktohen nga Komisioni Shëndetësor i formuar nga ministri i Punëve të Brendshme.
8. Gjatë kryerjes së procesit të përzgjedhjes, personave të paraqitur u jepet mundësia të demonstrojnë aftësitë e tyre në kushte të barabarta, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, origjina kombëtare dhe shoqërore, besimet fetare, prona dhe statusi shoqëror..
9. Pas kryerjes së procedurës të përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur për polic lidhin marrëveshje për trajnim themelor për polic për një periudhë 1 (një) vjeçare, që do të zhvillohet në Qendrën e Trajnimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në të njëjtën shkojnë 10% numër më i madh i kandidatëve sesa numri i vendeve të lira për të cilat është shpallur ky konkurs, përkatësisht në Qendrën për trajnim do të shkojnë gjithsej 165 kandidatë.
10. Pas përfundimit të trajnimit themelor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe kandidati për polic, i cili ka përfunduar trajnimin themelor për polic dhe i cili, në bazë të rezultateve të arritura, është futur në rang-listë në mënyrë përkatëse, lidh Kontratë Pune me Ministrinë, me anë të së cilës kandidati për polic merr statusin “polic – praktikant”.”
Kontrata e punës rregullon të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella dhe përcakton se polici është i detyruar të qëndrojë në punë në Ministri së paku pesë vjet nga data e lidhjes së kontratës së punës. Në të kundërtën, ai është i detyruar që t’i kompensojë shpenzimet e bëra për trajnimin e tij të rritura për tri herë.
11. Afati i i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke e llogaritur nga dita e ardhme nga dita e shpalljes publike (duke mos e llogaritur vetë ditën e shpalljes).
12. Dokumentacioni jo i plotë dhe i dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohet.
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME