MPB: Realizohet ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Maqedoninë e Veriut

MPB: Realizohet ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se sot (20.02.2026) është realizuar ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara ArabeMaqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, është ekstraduar Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vitesh e gjashtë muajsh. Ai ishte dënuar për veprën penale “prodhim, mbajtje dhe tregti e paligjshme e armëve ose eksplozivëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Nga MPB theksojnë se ky është rasti i parë i ekstradimit të një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me urdhër arresti ndërkombëtar.

MARKETING