MPB publikon “çmimoren” e “Safe City”, nga 15 deri në 500 euro dënimet
Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e rreptë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, si dhe për gjobat e parapara.
Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim
(shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë)
- deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €
• nga 10 deri në 30 km/h – 50 €
• nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj
Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit
(130 km/h autostradë • 110 km/h rrugë për automjete • 90 km/h rrugë të tjera)
- deri në 30 km/h mbi të lejuarën – 20 €
• nga 30 deri në 50 km/h – 50 €
• nga 50 deri në 70 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj
Kalimi në dritë të kuqe
- 250 € gjobë
• ndalim i drejtimit 3–12 muaj
Ndalim dhe parkim i parregullt
(kalime për këmbësorë, kryqëzime, ura, sipërfaqe të gjelbra, vende për persona me aftësi të kufizuara, shtigje për biçikleta, trotuare, stacione autobusësh dhe lokacione të tjera kritike)
- gjoba prej 25 €, 40 €, 150 € dhe 180 €
(në varësi të llojit dhe peshës së kundërvajtjes)
Pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar
(pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa regjistrimi)
- 500 € gjobë
• nëse leja e qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë – 100 €
Ulja e sanksioneve
- Pagesa brenda 8 ditëve → paguhet 50% e gjobës
• Nëse ka edhe ndalim drejtimi → masa zbatohet në gjysmën e afatit të paraparë
MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme, si dhe për uljen e aksidenteve rrugore.



