MPB për TV Shenja: Nuk ka asnjë të arrestuar në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë protestës paqësore të sotme për krerët e UÇK-së në Hagë, nuk janë evidentuar raste të heqjes së lirisë në pikat kufitare shtetërore, qoftë për shtetas maqedonas apo të huaj.
“Në lidhje me pyetjet tuaja, ju informojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për heqje lirie të personave në pikat kufitare shtetërore,” deklaruan për TV SHENJA nga Ministria e Punëve të Brendshme. /SHENJA/

